Politike

Grupi parlamentar kundër, kryesia e PD mblidhet për formalitetet: Basha dhe Hani kandidatët për kryetar (kush mori pjesë)

Ndërsa një pjesë e deputetëve të PD-së nuk e kursyen pakënaqësinë e tyre për zgjedhjen e kryetarit në fund të muajit korrik, në të njëjtën ditë, PD-ja zyrtare njoftoi në mënyrë të beftë mbledhjen e kryesisë për kalimin e kandidaturave.

Edhe pse ishte parashikuar për në orën 20.00 mbledhja e kryesisë është mbajtur më vonë me të njëjtën pjesëmarrje si dy mbledhjet e fundit ku dukshëm ishin grupi i ashtuquajtur “Basha”.

Gazment Bardhi dhe deputetët që ishin kundër këtij procesi bojkotuan mbledhjen. duke bërë që kryesia e PD-së të ishte thjesht një formalitet numrash.   

Emrat per kryetar janë dy: Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Basha e ka depozituar kërkesën përmes një email-i dy ditë më parë ndërsa Gjergji Hani e deklaroi publikisht përmes faqes së tij në Facebook.

LEXO EDHE:
– Bardhi: Modeli që po ndiqet në PD, i njëjtë me të Berishës
– Mirazhi që Lulzim Basha krijoi për të vetët dhe PD-në

Mbledhja e kryesisë është edhe hapi i fundit i strukturave të larta zyrtare për të kaluar më pas me takimet në bazë nga ana e kandidatëve.

Grupi parlamentar i drejtuar nga Gazment Bardhi është shprehur se është kundër këtij procesi duke e konsideruar anti-statutore.   

Enkelejd Alibeaj tha të enjten se procesi i ndjekur është konform ligjit dhe se grupit parlamentar nuk ka tagrin që të ndërhyjë në struktura.    

Ndërsa deputetet që janë shprehur kundër si Bledion Nallbati apo Saimir Korreshi janë shprehur se i gjithë procesi është fiktiv në shërbim të zgjedhjes së Bashës kryetar.

Deri tani zyrtarisht vetëm 7 deputetë janë pro zgjedhjes së Bashës, 17 janë kundër ndërsa pjesa tjetër është distancuar ose pozicionuar me Sali Berishën  

Të pranishëm

Enkelejd Alibeaj

Indrit Sefa

Fitim Zekthi

Flutura Açka

Kreshnik Çollaku

Gazmend Koduzi

Xhemal Gjunkshi

Endri Hasa

Gentian Gaba

Jemin Gjana

Taulanda Jupi

Taulant Zeneli

Roland Bejko

Arber Agalliu

Online

Orjola Pampuri

Merita Bakiu

Agron Kapllani


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë