Politike

Bardhi mbledh grupin një ditë para Këshillit Kombëtar: Diskutojmë vendimet e kryesisë

Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Gazment Bardhi ka thirrur një mbledhje jashtë radhe të grupit parlamentar demokrat.

“Do të diskutohet për situatën në PD zyrtare, vendimet e kryesisë për mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, thuhet në mesazhin dërguar deputetëve. Në fund të mbledhjes pritet të ketë edhe një deklaratë.

Nesër pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, mbledhja e thirrur nga kryesia do të zhvillohet në datën 20 qershor në orën 12.00. Ftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të jenë prezent në këtë mbledhje me shumë rëndësi për Partinë Demokratike”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë