Ndërsa në PD ujërat nuk janë të qeta për zgjedhjen e kryetarit të partisë në fund të muajit korrik, kryesia ka nxjerrë formularin e kritereve që duhet të plotësojë drejtuesi i ri. Dhe ato nuk janë as më shumë e as më pak se kriteret që nuk i plotëson më Sali Berisha duke nisur nga kriteri se kandidati duhet të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike, të mos ketë dëmtuar interesat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit e deri tek kriteri se duhet të ketë reputacion të lartë në radhët e anëtarësisë së Partisë Demokratike, tek partnerët ndërkombëtarë, si dhe në opinionin publik.
Kriteret kryesore për kandidatët për kryetar të PD:
1. Të ketë mbrojtur dhe promovuar në vazhdimësi interesat, vlerat themelore dhe programin e Partisë Demokratike;
2. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike;
3. Të ketë figurë të pastër gjyqësore, duke plotësuar kushtet e dekriminalizimit
4. Të ketë figurë të pastër ideologjike, duke plotësuar kushtet e dekomunistizimit
5. Të ketë reputacion të lartë në radhët e anëtarësisë së Partisë Demokratike, tek partnerët ndërkombëtarë, si dhe në opinionin publik;
6. Të jetë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe oligarkisë, që kanë krijuar plagë të rënda shoqërore
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje