Politike

Kryesia e PD dublon deputetët që janë kundër kryetarit të ri në fund të korrikut, të martën Këshilli Kombëtar

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar grupet e punës për miratimin e kryetarit të ri të partisë në fund të muajit Korrik.   

Në njoftimin e PD-së thuhet se Kryesia ka vendosur që grupi i punës në nivel qarku të përbëhet nga anëtarësia e Kryesisë së PD, deputetët e qarkut, anëtarët e këshillit bashkiak të zgjedhur të PD.

Ajo që të bën përshtypje, nëse do t’i hedhim një sy listës së grupeve të punës miratuar vetëm nga një pjesë e kryesisë, është fakti se deputetët Gazment Bardhi, Lefter Gështenja, Dhurata Çupi, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, apo edhe Helidon Bushati që ishin kundër zgjedhjes së kryetarit në fund të korrikut, janë dubluar me emra anëtarësh kryesie që votuan pro këtij vendimi.

Konkretisht Dhurata Çupi është dubluar me Xhemal Gjunkshin në Dibër, Gazment Bardhi me Flutura Açkën në Elbasan, në Durrës Merita Bakiu me Endri Hasën, Bledion Nallbati me Fitim Zekthin në Korçë, Helidon Bushati me Xhemal Bushatin në Shkodër, ndërkohë në degët e PD Tiranë mbizotërojnë të gjithë emrat që votuan pro zgjedhjes së kryetarit të PD-së në fund të korrikut.

Data 20 qershor (nesër) është afati ku duhet të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar për të miratuar emrat që janë lënë në dispozicion të strukturave për kryetarin e ri të partisë. Deri tani zyrtarisht ka shpallur kandidaturën vetëm Gjergji Hani.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë