Politike

Debati për kryetarin dhe kryesinë, Basha mund të afrojë zgjedhjet brenda 20 qershorit

Më 23 Korrik të  katër viteve më parë,  kryetari i PD-së, Lulzim Basha u rizgjodh bindshëm nga anëtarësia e PD-së përmes parimit “një anëtar një votë” përballë kandidatit tjetër Eduard Selami.   

Në  bazë të statutit, Basha pritet t’i nënshtrohet të njëjtit proces, por me gjasë një muaj më herët, për të mbyllur gjithë debatin brenda PD-së, brenda 20 qershorit.

Paralelisht po diskutohet që të ketë edhe një mbledhje jashtë radhe të Kuvendit Kombëtar që nuk i dihet ende objekti.

Në bazë të statutit, që Kuvendi Kombëtar të zgjedhë organet e reja të saj si Këshilli Kombëtar, ajo duhet të mblidhet zyrtarisht në prill të vitit që vjen.

I vetmi proces ku mandati i kryetarit mund të kalojë përmes Kuvendit është nëse për shkarkimin e tij, Kuvendi voton mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar aktual.

Nuk dihet se cilën rruge do të zgjedhe kryetari aktual i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani, dhe një pjesë e anëtarëve të këtij forumi në raport me Bashën por të gjitha opsionet janë të hapura edhe pse deri diku të pamundura.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar aktual, me propozim të Kryesisë por edhe Kryetarit Basha mund të zgjedhë ose shkarkojë, me votim të fshehtë: Kryetarin e Këshillit Kombëtar; Sekretarin e Përgjithshëm; Nënkryetarët e Partisë; Anëtarët e zgjedhur të Kryesisë së PDSH-së; Sekretarët funksionalë; Komisionin e Apelimit; Kryetarin e Bordit Financiar të Partisë.

Formalisht, Basha ka lajmëruar për mbledhjen e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar me temë diskutimi “masakrën elektorale të 25 Prillit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë