Deputetja Grida Duma ka ironizuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, pak para mbledhjes së grupit kur foli për mocion me debat lidhur me rritjen e cmimeve.
” Kjo është një ironi e madhe se unë besoj që të gjithë bashkë duhet të jemi për të mos bërë këshilltarin e qeverisë, nuk duhet të këshillojë qeverinë si të marr taksa këtej dhe t’i çojmë atje, ne duhet të bëjmë opozitarizëm, sheshet janë të mbushura me qytetarë, kam një revoltë personale, që më thonë ‘si po duket protesta, dhe na thonë mos u shfaqni se na prishni protestën’, kur kemi arritur deri këtu, në duhet të ishim duke organizuar protesta dhe ne po zhvendosim problemet e brendshme e duke u thënë deputetëve që do vijoj të bëj sikur, unë besoj që duhet të merren vendime dhe të bëhen hapa pas, asnjë nuk është i Bashës dhe Berishës, ne duhet të jemi fitues se s’mund pranohet që PD të jetë humbëse, të gjitha përpjekjet për të fituar kohë të Bashës që të mos bëjë opozitën reale do të përdoren të gjitha mjetet për ta ndërgjegjësuar, ai duhet të thoshte hajde të rindërtojmë PD.
Dualizmi me Berishën dhe 9 shtatorit ishte pro SHBA dhe PD duhet ta ketë mbështetje, e kemi lirinë për të vepruar”, tha Duma.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje