Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka thënë se nuk ka “asnjë indikacion” se raketa që ra në Poloni të martën ishte një “sulm i qëllimshëm” ndaj vendit.
“Nuk ka asnjë tregues se ky ishte një sulm i qëllimshëm ndaj Polonisë. Me shumë mundësi, ishte një raketë S-300 e prodhuar nga Rusia. Ne nuk kemi asnjë provë për momentin se ishte një raketë e lëshuar nga pala ruse,” shkroi ai në Twitter të mërkurën.
Ai shtoi se kishte “shumë indikacione” se ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, e cila “për fat të keq ra në territorin polak”.
Zbarkimi i një rakete në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën shënoi herën e parë që një vend i NATO-s u godit drejtpërdrejt gjatë konfliktit.
Nuk dihet se kush e ka gjuajtur raketën, apo saktësisht se nga është gjuajtur, megjithëse vlerësimet fillestare të SHBA sugjerojnë se ajo ka origjinën në Ukrainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje