Politike

Foto / Paratë ruse dhe financimi i partive, Kim ‘zbarkon’ në KQZ. Në takim edhe Kryemadhi, Gjiknuri dhe Tabaku

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim në ambientet  KQZ-së me kreun e saj, Ilirjan Celibashi.

Nuk dihet ende objekti i takimit ndërsa mësohet se ai vjen në kuadër të reformës zgjedhore ku janë angazhuar për të punuar partitë kryesore politike në vend, ndërsa mandati i komisioni të Posaçëm parlamentar u shty për 6 muaj.

Por një nder temat e nxehta të saj është edhe financimi i partive politike.

Takimi vjen edhe një ditë pas publikimit nga VOA të një raporti të kundërzbulimit amerikan ku përfshin financimet ruse për partitë politike në botë, ndër to edhe PD-ja në zgjedhjet e vitit 2017.

Në zyrën e Celibashit kanë shkuar edhe ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. 

Yuri Kim nuk bëri asnjë deklaratë pas takimit në KQZ, ndërsa të premten do të takojë dy kryetarët e grupeve parlamentare, Taulant Ballën e PS dhe Enkelejd Alibeajn e PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë