Politike

Kadilli ironizon Bashën: Në gjithë botën partia ndërron kryetarin, në PD kryetari ndërron partinë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, paralajmëroi hapur në mbledhjen me 71 drejtuesit e degëve se, “veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtim i interesave elektorale dhe politike të PD, e kanë përgjigjen në Statut”.

“Do të zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë e partisë, fatin e ka të caktuar nga Statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin dhe nuk është mbi të tjerët”, u shpreh Basha në mbledhje duke mos përfshirë në këtë rreth masash vetëm Sali Berishën, por edhe ata që kanë firmosur për të qenë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Një ditë pas mbledhjes ku Basha mori mbështetjen e shumicës së kryetarëve, Fatbardh Kadilli ka komentuar shkurt në Facebook me tone ironike se një lëvizje e tillë nuk duhet të ndodhë.  

“Në gjithë botën partia ndërron kryetarin, në PD kryetari ndërron partinë.

E qartë që Basha dhe partia janë në konflikt. Kjo zgjidhet duke hequr kryetarin. Basha do të heq partinë…” shkruan Kadilli në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë