Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko janë tre emrat e “veteranëve” socialistë që rrezikojnë të mos jenë më deputetë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri publike listat me kandidatët në 12 qarqet, ku bie në sy se Pandeli Majko është renditur i 19-ti në Tiranë, Mimi Kodheli e 21-ta dhe i 23-ti Fatmir Xhafaj.
Pikërisht kjo renditje e këtyre është shoqëruar me debate gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë. Majko, Xhafaj dhe Kodheli kanë shprehur rezerva për këtë renditje, që u vendos seriozisht në pikëpyetje praninë e tyre në Kuvendin që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, nisur nga fakti që në 2017, PS mori 18 mandate në kryeqytet.
Gramoz Ruci do të renditet i 10-ti në Fier, ndërsa Taulant Balla i 8-ti në Elbasan, një numër poshtë numrit të mandateve që PS mori në 2017-ën në këtë qark.
Një ndryshim i minutave të fundit duket se është kalimi i Olta Xhaçkës nga Dibra në Korçë. Ministrja e Jashtme është caktuar drejtuese politike në qarkun e Dibrës, por nuk është përfshirë në listën e kandidatëve në këtë qark, duke u zhvendosur e pesta në Korçë. Ndërkohë, nuk ka asnjë surprizë dhe Ditmir Bushati është lënë jashtë listës.
Vetë Kryeministri Edi Rama është në listën e Durrësit dhe të Vlorës dhe në të dyja ato i renditur si kandidati i tetë.
Brenda radhëve të PS-së janë përfshirë edhe pesë deputetë të opozitës parlamentare, por asnjëri prej tyre në zonën e sigurtë. Kështu, Halit Valteri është radhitur i parafundit në Tiranë, Nimet Musai i 18-ti në Fier, Klajdi Qama i 8-ti në Berat, Ylli Shehu i 24-ti në Tiranë dhe Enver Rroshi i 10-ti në Elbasan.
Shkodër
- Edona Bilali
- Paulin Sterkaj
- Benet Beci
- Ilir Beqaj
- Frrok Gjini
- Lela Berdica
- Pal Peraj
- Kristian shkreli
- Diana Muriqi
- Jona Leqejza
- Alda Mema
- Kabir Fishta
Kukës
- Gerta Duraku
- Petrit Malaj
- Halim Dauti
Lezhë
- Lindita Nikolla
- Eduart Nndreca
- Shpresa Marrnoi
- Gentian Malotaj
- Benard Bbalaj
- Eueda Molla
- Erjola Ndoci
- Gjon Ndoci
- Lina Guri
Dibër
- Lavdim Krrashi
- Aurora Marra
- Dionis Ymeri
- Melaim Damzi
- Spartak Koltraka
- Anisa Gjika
Durrës
- Milva Konomi
- Alban Xhelili
- Jurgis Çyrbja
- Klodiana Spahiu
- Ilir Ndraxhi
- Rrahman Rrahja
- Lefter Koka
- Edi Rama
- Ana Dhamo
- Artan Bitri
- Kejda Bejaj Ferra
- Arkend Balla
- Denis Deliu
- Klementina Meçe
- Erjon Meka
Berat
- Hatixhe Konomi
- Bardhyl Kollçaku
- Fadil Nasufi
- Nasip Naco
- Blendi Klosi
- Sara Satka
- Jurgen Pushi
- Klajdi Qama
- Rabushe Hoxha
Fieri
- Erion Braçe
- Petro Koçi
- Lindita Buxheli
- Bashkim Fino
- Baftiar Zeqo
- Antoneta Dhima
- Bujar Çela
- Ismet Beqiraj
- Tatjana Pirro
- Gramoz Ruçi
- Robert Bitri
- Mirza Petushi
- Arber Arapi
- Sokol Krasniqi
- Esiola Hoxha
- Erges Krakolli
- Adela Hysenaj
- Nimet Musai
- Mirela Kumbaro Furrxhi
- Laert Duraj
- Bledar Çuci
- Artemis Malo
- Kosta Garo
- Kjara Adhami
Elbasan
- Evis Kushi
- Klevis Xhoxhi
- Besiaj Ajazi
- Desantila Tahiraj
- Sajmir Hasalla
- Florenc Spaho
- Luan Duzha
- Taulant Balla
- Albana Hana
- Enver Rroshi
- Briseida Gjoza
- Marsida Hyseni
- Shkelqim Bullari
- Kristaq Skenderi
- Endri Pepa
Korçe
- Eni Zaka
- Ilirian Pendavinji
- Blerina Gjylameti
- Ilir Topi
- Olta Xhaçka
- Niko Peleshi
- Edlira Bode
- Bledi Çomo
- Besa Spaho
- Dhora Dajko
- Arian Jaupllari
- Vasil Sterjovski
Tiranë
- Luljeta Bozo
- Najada Como
- Ervin Bushati
- Ogerta Manastirliu
- Arben Ahmetaj
- Ulsi Manja
- Etilada Gjonaj
- Arben Pëllumbi
- Elisa Spiropali
- Belinda Balluku
- Toni Gogu
- Etien Xhafaj
- Ermonela Felaj
- Xhemal Qefaliaj
- Fidel Ylli
- Klotilda Ferhati
- Alqi Bllako
- Eduart Shalsi
- Pandeli Majko
- Plarent Ndreca
- Mimi Kodheli
- Dallendyshe Bici
- Fatmir Xhafa
- Ylli Shehu
- Alfred Muharremi
- Romina Kuko
- Edmond Rushi
- Spartak Braho
- Klodeta Dibra
- Ornaldo Rakipi
- Bora Muzhaqi
- Eljo Hysko
- Vaid Shaba
- Kledina Skendo
- Halit Valteri
- Tahir Muhedini
Vlorë
- Pranvera Resulaj
- Anduel Tahiraj
- Vullnet Sinaj
- Anila Denaj
- Niko Kuri
- Ilir Metaj
- Damian Gjiknuri
- Edi Rama
- Teuta Rama
- Ervis Mocka
- Alket Hyseni
- Laura Ferhati
Gjirokastër
Mirela Kumbaro Furrxhi
Laert Duraj
Bledar Çuci
Artemis Malo
Kosta Garo
Kjara Adhami
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje