24 orët e fundit treguan shumëçka mbi mënyrën se si po rrjedhin zhvillimet politike për ndryshimet kushtetuese të kontestuara nga opozita dhe Presidenti Ilir Meta.
Lulzim Basha, përmes Gazmend Bardhit, kërkoi krejt befas një ditë më parë mbledhjen e Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese.
Një qëndrim që vuri përballë faktit të kryer edhe Ilir Metën.
Pavarësisht tam- tameve nga konferenca për shtyp, Meta “ra dakord” me qëndrimin e Bashës sot në mëngjes duke lënë të kuptohet se topi tanimë kishte mbetur në fushën e Ramës.
Paralelisht, një qëndrim më të moderuar (nga një ditë më parë) pati edhe nga Parlamenti Europian, përmes tre eurodeputetëve të saj, se volitet një konsensus mes të gjitha partive politike.
Dhe ja ku vjen edhe përgjigja e kryeministrit Edi Rama, i cili e çon stekën e diskutimit të kësaj çështje në nivel politik.
“PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PD- LSI- OP (opozita presidenciale) për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë, e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!”, shkruan Rama.
Por diskutimi në një tryezë për ndryshimet kushtetuese nuk do të çon domosdoshmërisht në një produkt të përbashkët.
Këtë e paralajmëron vetë Rama kur shkruan se, PS-ja nuk ka asnjë obligim tjetër përveçse marrëveshjes së 5 qershorit.
“PS nuk ka asnjë obligim ndaj PD LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s’ka si të jetë kundër, madje me gjithë OP në tryezë!”, shkruan Rama
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje