Politike

Opozita e Bashkuar, gati të rinisë punën në Këshillin Politik, por me kushte

Pas qëndrimit të kryeministri Rama se është gati të ulet në Këshillin Politik edhe me Bashën e Metën për ndryshimet kushtetuese, vjen edhe reagimi i gjatë i opozitës së bashkuar.

Opozita e bashkuar shpreh gatishmërinë të vijojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, “por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit”                  

Diskutimi për ndryshimet kushtetuese në Këshillin Politik nuk do të jetë i lehtë. Debati rihapet, por palët nuk lëshojnë pe nga qëndrimet paraprake.  

Sipas opozitës së bashkuar, ndryshimet kushtetuese, jo vetëm prishin marrëveshjen e arritur mes palëve, por ato “duhet të jenë në përputhje me Rekomandimet dhe praktikat më të mira të OSBE dhe Komisionit të Venecias”.

” Marrëveshja politike e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit të arritura me ndihmën e partnerëve strategjikë SHBA dhe BE duhen respektuar plotësisht dhe pa ndryshime nga të gjitha palët.

Sipas këtyre marrëveshjeve, çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve.

Për pasojë, çdo diskutim tjetër, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit…”, thuhet në deklaratën e opozitës së bashkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë