Pak ditë nga zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha ka dalë me një mesazh për qytetarët.
“U drejtohem me këtë rast në radhë të parë të rinjve të vendit, të gjithë të rejave dhe të rinjve, të cilët janë sot në Shqipëri. I ftoj të votojnë më 14 maj ndryshimin.
Të votojnë të ardhmen, të votojnë për veten e tyre, të votojnë për bashkëmoshatarët që kanë braktisur Shqipërinë për shkaqe të lidhura direkt me politikat e Edi Ramës.
U bëj thirrje nënave, motrave, grave dhe vajzave të marrin pjesë më shumë se kurrë në këto zgjedhje. Të bëjnë gjithçka që këto ditë të jenë ditët e përkushtimit të madh, për të bindur edhe qytetarin e fundit për të votuar ndryshimin.
Vota për ndryshimin është një votë që çel dyert për një gjendje më të mirë ekonomike, për një konsolidim të familjes shqiptare, për rroga më të larta, për shkollim më të mirë, për kujdes shëndetësor më të mirë.
U bëj thirrje të gjithë burrave, të marrin pjesë në këto votime dhe të votojnë ndryshimin sepse alternativa tjetër është humbja e vendeve të punës dhe largimi nga Shqipëria.
Biznesmenëve u bëj thirrje që të votojnë ndryshimin, që të çelin rrugën, dyert për një politikë të re fiskale nga kandidatët e primareve…”, tha ndër të tjera Berisha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje