Rithemelimi u është rikthyer rezolutave që dënojnë krimet serbe në Ballkan dhe pas rastit të Bosnjes, që u rrëzua nga socialistët këtë herë me rezolutë kërkohet që të dënohen krimet serbe në Kosovë.
Rezoluta është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë që më 23 maj dhe në krye të firmëtarëve është Sali Berisha.
LEXO EDHE:
– Berisha: Me mua merr fund autokracia, rrëzimi i rezolutës për Srebenicën nga PS e paimagjinueshme
– Meta për rezolutën e Srebenicës: Jam i zhgënyer nga reagimi i deputetëve
– Rezoluta për Bosnjen, reagon Rama: Një lojë e ulët nga ‘non grata’!
Dokumenti vendos në një siklet të madh socialistët, që kanë premtuar se do të rrëzojnë çdo dokument dhe nismë ligjore që mban firmën e Sali Berishës.


Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i Partisë Socialiste për këtë propozim të radhës. Gjatë debateve që rrëzuan rezolutën për dënimin e krimeve serbe në Bosnje, PS u mbrojt duke deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë i kishte dënuar ato krime.
Por, gjithsesi rrëzimi i rezolutës prej tyre shkaktoi një valë reagimesh kritike ndaj PS-së. Edi Rama e cilësoi një lojë të ulët të Sali Berishës dhe se Kuvendi nuk rrëzoi asnjë rezolutë që dënon krimet serbe.
Me propozimin e rezolutës për dënimin e genocidit serb në Kosovë, nëse kjo është lojë e ulët e Sali Berishës, ajo mund të përmbyllet me pasoja të larta për socialistët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje