Ish-Sekretari i Përgjithshëm në selinë blu, Arben Ristani tha se PD humbi në këto zgjedhje.
“Kjo humbje do të thotë edhe 4 vjet të tjera opozitë.
Manipulimet zgjedhore të kundërshtarit do kenë me siguri pasoja ligjore, por beteja kundër tyre nuk e ndryshon faktin se tashmë, ka filluar një 4 vjeçar tjetër opozitë.
Eshtë momenti dhe kemi nevojë për reflektim.
Lulzim Basha që na udhëhoqi dy herë në humbje të pushtetit qendror dhe atij lokal, nuk ka asnjë shans që herën e tretë, të na udhëheqë në fitore.
Humbja erdhi sepse ai bëri gabime tashme të njohura dhe të përsëritura, në mënyrën se si drejtoi opozitën dhe për më tepër, nuk i bindi shqiptarët, se ai do të ishte për ta kryeministri i duhur”, shkruan Ristani në Facebook.
Sipas tij, kur humb zgjedhjet në mënyrë të përsëritur, tërhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partinë të rimëkëmbet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje