Politike

Salianji: Të ikë Basha dhe të ngrihet bord negociues me gjithë palët në PD. Por në mbledhje hyn një militante dhe godet deputetin

Deputeti i PD-së njëherazi nënkryetari i grupit parlamentar Ervin Salianji i ka kërkuar Lulzim Bashës që të bëjë vetëm një akt; të dorëhiqet.

“Duhet akt, nuk mund te thuhet që vendos gjithçka në dispozicion të PD. Po ju kërkohet vetëm një gjë, të jepni dorëheqjen sot me akt publik dhe qëndroni në detyrë për një afat jo me shume se 2 javë. Ne këtë periudhë te krijojmë bord/nukël, jo me numër të vogël nga ky grup parlamentar me detyrën për të negociuar me çdo personalitet qe interes ka PD dhe kërkon të bashkohet me PDSh.  Sot shqetësimi im kryesor është mbrojtja e kujtdo që ka mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, ne nuk i kemi lëshuar ata, do bej gjithçka për t’i mbrojtur”

Ndërkohë ka pasur tensione brenda mbledhjes së PD. Oriola Pampuri ka pasur një përplasje me Saliajnin i cili i ka kërkuar Pampurit të mos të përgjithësoje të gjithë deputetët.

Në debat ka ndërhyrë edhe Basha i cili ka kërkuar të ulen tonet.

Në debat ka ndërhyrë një mbështetëse e Bashës e cila është konfrontuar fizikisht me deputetin Ervin Salianjin.

Duhet thënë se ajo që është konfrontuar me Salianjin është një militante që nuk ka lidhje me grupin parlamentar që do të thotë se në atë mbledhje po marrin pjesë edhe njerëz që nuk janë deputetë  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë