Sekretari Organizativ i PD-së, Flamur Hoxha ka deklaruar se pavarësisht kërkesës së deputetëve për dorëheqjen e Bashës, grupi nuk ka tagrin ta bëjë një gjë të tillë. Hoxha tha gjithashtu se janë dy alternativa; ose partia të riorganizohet ose të kthehet Berisha.
“Ta riorganizojmë Partinë apo ta çojmë te Sali Berisha! Ishte kjo ajo që thashë herën e kaluar. Në shtator u vendosëm në sprovë me qëndrimet tona. Më vjen mirë që në atë qëndrim që morëm, qëndruam. Jemi të gjithë bashkë këtu. Politikisht skam fituar asgjë nga PD. Jam këtu që të bëjmë PD forcë qeverisëse…
Duhet të diskutojmë për të gjetur një zgjidhje. Ua kemi borxh demokratëve. Nuk mund ti braktisim ata. Kemi forumet dhe duhet të gjejmë një zgjidhje. Këto zgjedhje ishin një moment që na bëri tu thërrasim mendjes e të bashkojmë PD. Ne duhet ta përballojmë këtë situatë. Duhet bashkim me sakrificën e të gjithëve. Duhet zgjidhje larg qëndrimeve personale. Duhet një hap pas është e domosdoshme, por duhet të dimë qartë çfarë vjen të nesërmen nga ky hap. Grupin tjetër e shoh jo si palë, por si pjesë. Kjo që ka ardhur nuk ka ardhur për fajin tonë, por për shkak të interesave të atyre që kanë qeverisur për ta mjelur PD.
Kërkoj që të ketë më frymë PD. Për të mbajtur përgjegjësi, jo duke bërë protagonizëm me fraza që I pëlqejnë kundërshtarët. Dikush që është kalorës në jetë, është kalorës në politikë. Nuk mund të braktisim demokratët dhe forumet! Të diskutojmë dhe të propozojmë zgjidhje. Të riorganziojmë partinë apo të shkojmë tek Berisha. Ndoshta duhet bërë e ditur se grupi s’ka asnjë fuqi vendimmarrëse në raport me kryetarin e partisë”, është shprehur Hoxha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje