Politike

Primaret e Berishës/ 5545 demokratë votuan për kandidatët, pjesëmarrja për çdo bashki

Gazeta Si – Komisioni i Rithemelimit ka publikuar të hënën numrin e  demokratëve që morën pjesë në primaret e zhvilluara për përzgjedhjen e kandidatëve në gjashtë bashki të vendit.

Nga primaret rezultoi se kanë votuar 5545 demokrate ku numrin më të lartë të pjesëmarrjes e kishte Shkodra dhe Durrësi duke qenë bashki më të mëdha krahasuar me bashkitë e tjera që janë në garë.

Në Shkodër votuan 1582 demokratë, një garë që nxori kandidat kryesor Bardh Spahinë.

Më pas vjen Durrësi me 1546 votues. Në Lushnjë votuan 1056 demokratë. Në Dibër votuan 713 demokratë. Në Vorë votuan 332 dhe në Rrogozhinë votuan 316 demokratë.

Kandidatët fitues të primareve të Berishës:

Bashkia Dibër: fitues Premtim Riza Kryemadhi me  424 vota

Bashkia Durrës: fitues  Ardian Mihal Muka, me 1162 vota

Bashkia Lushnjë: fitues Elton Ilir Bano me 671 vota

Bashkia Rrogozhinë: fitues Hekuran Selman Xhani me 221 vota

Bashkia Vorë: fitues Lulzim Sefer Vrana me 277vota

Bashkia Shkodër: fitues Bardh Ali Spahia me 1011 vota


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë